Ndeshja në Champions ndaj Real Madridit, Vllaznia jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Ndeshja në Champions ndaj Real Madridit, Vllaznia jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

13:18, 15/10/2022

Vllaznia e femrave do të luajë ndeshjen e parë të “Women Champions League” ndaj Real Madridit, të enjten në orën 18:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Klubi shkodran me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar tifozët për çmimet e biletave për këtë super duel.

Biletat variojnë nga 500 lekë të reja deri në 2000 lekë të rinj.

Një biletë në tribunat D1, D2, D3 dhe D4 kushton 500 lekë të reja.

Një biletë në tribunën A dhe B do të kushtojë 1000 lekë të reja, ndërsa në tribunën VIP, një biletë do të kushtojë 2000 lekë të reja, duke përfshirë dhe shërbimin Catering Special.

Image

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

KFF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, (e shtunë) datë 15Tetor 2022, do të nisë shitja e biletave për supersfidën e futbollit për femra VLLAZNIA –REAL MADRID, e vlefshme për “UEFA Ëomen’s Champions League”, Dita 1, Grupi A.

Ndeshja do të luhet, ditën e enjte, dt. 20 tetor 2022, ora 18.45 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët dhe oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Tek dyqani UNIVERSAL në adresën: Rruga “Qemal Draçini”, Tek pallati “Exalco”

o Çdo ditë, ora 10.00 – 20.00

o (E dielë, 16 tetor 2022, Ora 10.00 – 13.00)

– Tek biletaria e stadiumit:

Nga dita e hënë, dt. 17 tetor 2022, deri ditën e enjte, dt. 20 tetor 2022,

Ora 10.00 – 18.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat  VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtësë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

Në Shkodër:

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë  Karburant  Bolv-Oil.

Në Koplik:

– Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.

Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e Shtunë, dt. 15 Tetor 2022deri ditën e ndeshjes.

– ONLINE (duke filluar nga dita e Hënë, dt, 16 Tetor 2022) në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq-AL

Ejani të mbështesim vajzat kuqeblu, në këtë rrugëtim historik!

Forca Vllaznia!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco