Superiore/ Egnatia sfidon Teutën në shtëpi, mësohet se pse u shty ndeshja mes Erzenit dhe Kukësit

Superiore/ Egnatia sfidon Teutën në shtëpi, mësohet se pse u shty ndeshja mes Erzenit dhe Kukësit

12:50, 15/10/2022

Egnatia-Teuta do të jetë sfida që do të ngrejë siparin e javës së 8-të në Abissnet Superiore.

Vendasit janë në formë të mirë dhe sot përballë durrsakëve kërkojnë rezultatin pozitiv të radhës në kampionat.

Miqtë po kalojnë një moment të vështirë dhe në transfertën e sotme në Rrogozhinë synojnë fitoren e parë sezonale në Superiore.

Ditë e sotme ishte parashikuar të luhej edhe sfida mes Erzenit dhe Kukësit, por ky takim është shtyrë për ditën e hënë, në orën 15:00.

Mësohet se ky vendim, ka ardhur pas kërkesës së klubit të Kukësit, pasi disa lojtarë të kësaj skuadre nuk janë ndier mirë dhe për këtë arsye kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes me 48 orë. FSHF ka miratuar vendimin, duke i dhënë mundësi lojtarëve të prekur nga viroza që të marrin veten.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco