Guardiola shpërblen lojtarin e tij të preferuar te Manchester City

Guardiola shpërblen lojtarin e tij të preferuar te Manchester City

12:09, 15/10/2022

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shpërblyer Phil Foden me kontratë të re.

Futbollisti 22-vjeçar i Anglisë nënshkroi një kontratë të re, pesëvjeçare dhe financiarisht dukshëm më të mirë me Manchester Cityn dhe do të qëndrojë në Etihad deri në verën e vitit 2027.

Foden është produkt i akademisë së futbollit të Manchester Cityt, dhe ai debutoi nën drejtimin e Guardiolës në vitin 2017, teksa ka zhvilluar 182 paraqitje deri më tani, duke shënuar 52 herë.

Image

“Është e vështirë të shprehem me fjalë se sa i lumtur jam që kam nënshkruar kontratën. Është një ëndërr e realizuar”, tha Foden, i cili është lojtari i preferuar i trajnerit të famshëm spanjoll.

“Guardiola më bëri një lojtar dhjetë herë më të mirë se sa isha. Me të kam përmirësuar të gjitha segmentet e lojës dhe jam shumë mirënjohës që e kemi dhe që mund të shijoj futbollin me të”, shtoi Foden.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco