Aurelien Tchouameni rrëfen kujtimin e tij të parë të një 'El Clasico'

Aurelien Tchouameni rrëfen kujtimin e tij të parë të një 'El Clasico'

11:28, 15/10/2022

Mesfushori francez Aurelien Tchouameni do të luajë "Clasicon" e tij të parë kundër Barcelonës këtë të dielë (16:15, java e 9-të). 22-vjeçari është në formë të shkëlqyer dhe ka fituar vendin e tij të titullarit te “Los Blancos”, veçanërisht pas largimit të Casemiro, dhe gradualisht po vendoset si një element thelbësor.

Talenti francez ka dhënë së fundmi një deklaratë për “Marca-n”, ku është shprehur se mezi pret të luaj “El Clasikon” e tij të parë : “Jam shumë i lumtur që do të luaj “El Clasicon” time të parë në Bernabeu para tifozëve madrilen. Është një ndeshje e veçantë, më e rëndësishmja në botë. Të dyja skuadrat duan të fitojnë, por ne përpiqen dhe bëjnë gjithçka për të triumfuar” ,  tha Tchouameni para se të shtonte: “Kujtimi im i parë i El Clasico-s ishte festimi i Cristiano Ronaldos që kërkoi të heshtin, pas golit të shënuar në Camp Nou” .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco