Gazetari ka një kërkesë të veçantë për Inzaghin: Aktivizo titullar Asllanin ndaj Salernitanës

Gazetari ka një kërkesë të veçantë për Inzaghin: Aktivizo titullar Asllanin ndaj Salernitanës

10:57, 15/10/2022

Kristjan Asllani po kalon momente të vështira pas ndeshjes me Barcelonën. Humbja e atij rasti në fundin e ndeshjes po i kushton rëndë sa i përket presionit mediatik.

Mirëpo, Fabricio Biasin hedh idenë se ekziston vetëm një mënyrë për të zbuluar karakterin e vërtetë të Asllanit dhe ajo është aktivizimi i tij si titullar kundër Salernitanës. Sipas gazetarit italian, kështu mund të kuptohet se sa i aftë është psikologjikisht lojtari 20-vjeçar për të përballuar presionin që është i pashmangshëm në një klub të madh si Interi.

“Ka vetëm një mënyrë për të parë nga se është krijuar Asllani (i cili, oh, humbi një gol. Ndodh …): ta vendosi në fushë të dielën”, ka shkruar Fabricio Biasin në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco