Barcelona i bën presion Piques për t'u larguar nga klubi

Barcelona i bën presion Piques për t'u larguar nga klubi

09:51, 15/10/2022

Drejtori i klubi të Barcelonës, Mateu Alemany, ishte i qartë kur tha në asamblenë e klubit se aktualisht po punohet për ndërprerjen e kontratave me lojtarë të caktuar që kanë një ndikim të madh në buxhet, dhe Marca shkruan se Gerard Pique është ndër to.

Alemany nuk ka përmendur lojtarët për të cilët fliste, i përmbajtur është shfaqur edhe presidenti Joan Laporta kur ka folur për faktin se disa futbollistë nuk kanë dashur të pranojnë uljen e pagave, por duket qartë se në të dyja rastet bëhet fjalë për Pique.

Klubi katalanas është në kërkim të mënyrave për të larguar Pique-n për të liruar buxhetin, u provua edhe sezonin e kaluar, por pa sukses. Mbrojtësi ishte i vendosur të qëndronte nën të njëjtën kontratë dhe përdori rregullin e La Liga që ndalon ndryshimet dhe reduktimet e të ardhurave.

Në fund të vitit të kaluar ka ndërhyrë edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili ka biseduar me Piquen, duke i shpjeguar se pozicioni i tij titullar në formacion nuk është i garantuar. Ai i tha atij se do të duhet ta fitojë atë vend sepse është zgjedhja e pestë këtë sezon, por Pique e pranoi sfidën.

Megjithatë, kjo nuk mjafton qartë për Barcelonën dhe ata vazhdojnë të kërkojnë mënyra për t'i dhënë fund bashkëpunimit, edhe pse janë të vetëdijshëm se Pique ka një kontratë të vlefshme që mund t'i qëndrojë deri në fund.

“Ne e pranojmë sportivisht”, tha Laporta në asamble, duke pranuar se ligji e mbron lojtarin, por ka mënyra të tjera për ta bindur atë të largohet nga klubi.

Gjatë verës, klubi informoi Piquen se do të sillte mbrojtësit e rinj Jules Kounde dhe Andreas Christensen, si dhe do të nënshkruante një kontratë me një tjetër mbrojtës vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se Pique do të bëhet mbrojtësi i gjashtë në listë. Ky vendim nuk u mor për shkak të paraqitjes së tij të dobët kundër Interit, por plani ishte bërë më herët dhe do të kishte ndryshuar vetëm nëse performanca e Pique do të ishte solide.

Megjithatë, ai luajti kundër Interit për shkak të lëndimeve të lojtarëve të tjerë, kishte një shans të mirë për t'u treguar klubit, por nuk e shfrytëzoi.

Barça ka kohë që kërkon një qendërmbrojtës të ri, me Inigo Martinez nga Athletic Bilbao në krye të listës. Katalanasit u përpoqën ta sjellin atë këtë verë kur transferimi i Koundes ishte në pikëpyetje. Megjithatë, nuk ka pasur realizim, por kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Për shkak të situatës financiare, Barcelona duhet të kërkojë lojtarë të lirë dhe Martinez mund të jetë një opsion për të forcuar mbrojtjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco