Josa me 'dhimbje koke', një tjetër futbollist i Vllaznisë i shtohet infermierisë

Josa me 'dhimbje koke', një tjetër futbollist i Vllaznisë i shtohet infermierisë

09:22, 15/10/2022

Vllaznia vijon të ketë probleme me mungesat e lojtarëve në këtë fillim sezoni, për shkak të dëmtimeve.

Kështu, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa do të ketë plot gjashtë mungesa të rëndësishme në sfidën e së dielës ndaj Laçit.

Sulmuesi Kaina Nunesh do të jetë një tjetër mungesë në listën e teknikut Josa, pas pesë lojtarëve, që tanimë janë konfirmuar. Braziliani nuk është paraqitur në stërvitjen e djeshme dhe shkaku mësohet se është një dëmtim në këmbë.

Kaina është preferuar në këto takime të para të këtij sezoni para sulmuesit kroat, Ante Aralica.

Ai ka arritur të shënojë një gol në fitoren 1-2 të Vllaznisë përballë Tiranës, por edhe të fitojë atë 11-metërsh, që i dha kuqebluve golin e parë në atë takim.

Kështu, pas Latifit, Boshnjakut, Heriçit, Hakajt dhe Jonuzit, shtohet edhe Kaina në listën e lojtarëve jo të gatshëm për Josën për përballjen e nesërm në Laç.

Pavarësisht se Boshnjaku bëri disa ditë stërvitje me ekipin, duke kërkuar që luajë në këtë takim, sërish mësohet se ai nuk do të jetë në fushën e lojës edhe ndaj Laçit.

Stafi mjekësor mendon se atij dhe Hakajt, që ishte dje në stërvitjen e ekipit nuk i është ndezur ende drita jeshile për të luajtur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco