Guardiola respekton Liverpoolin: Nuk janë dobët, pres gjithmonë më të mirën prej tyre

Guardiola respekton Liverpoolin: Nuk janë dobët, pres gjithmonë më të mirën prej tyre

22:47, 14/10/2022

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes së “Anfield” kundër Liverpoolit.

“The Reds” tashmë janë 13 pikë prapa “Qytetarëve” të vendit të dytë.

“Nëse do të më kishit bërë këtë pyetje 10 ditë nga fundi, do të thosha se Liverpooli nuk mund të marrin majën e kampionatit. Por në fazën aktuale dhe me një Botëror në mes gjithçka mund të ndodhë. Unë i di cilësitë që kanë, ka qenë gjithmonë një ndeshje e vështirë dhe nuk pres asgjë tjetër.

Deri para disa muajsh Liverpool ishte në garë për katër tituj, i njëjti ekip, me të njëjtin trajner. Pres gjithmonë më të mirën prej tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco