Joao Felix kërkon largimin nga Atletico, reagon Simeone

Joao Felix kërkon largimin nga Atletico, reagon Simeone

22:11, 14/10/2022

Joao Felix e priti keq mungesën e aktivizimit në duelin ndaj Club Brugge në Champions League.

Atletico Madrid ngeci në një barazim 0-0 përballë kampionëve të Belgjikës, ndërkohë që sulmuesi portugez nuk përfitoi asnjë minutë, edhe pse kaloi shumë kohë duke kryer nxehje.

Gjithsesi, edhe pse ekipi kishte nevojë për forca të reja ofensive për të mbërritur te goli i fitores, Diego Simeone nuk e zgjodhi fare dhe përdori lojtarë të tjerë në pesë zëvendësimet e kryera.

“Marca” shkruan se lojtari i kombëtares portugeze ka takuar Jorge Mendes.

22-vjeçari i ka shprehur dëshirën agjentit për t’u transferuar diku tjetër në merkaton e dimrit, duke i kërkuar të nisë bisedimet me klubet e interesuara.

Simeone ka reaguar pas këtyre zërave, ku ndër të tjera tha: “Sapo të rikthehet në formë në stërvitje, Joao do të luajë.

E kam të vështirë t’i nxjerr maksimumin, por është një problem që do më duhet ta zgjidh vetë. Dua t’u marr maksimumin lojtarëve për aq kohë sa të jem këtu”, deklaroi “El Cholo” në lidhje me blerjen më të shtrenjtë të Atletico Madrid (127 milionë euro).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco