Presidenti i Barcelonës: Messin do ta takoj të hënën në Paris

Presidenti i Barcelonës: Messin do ta takoj të hënën në Paris

21:49, 14/10/2022

Joan Laporta, presidenti i Barçës, në intervistën e gjerë dhënë për “Barça TV” në prag të “El Clasicos” kundër Realit të Madridit, u pyet edhe për rikthimin e mundshëm të Leo Messit të Barcelona.

Laporta pranoi se “me siguri do të bëjmë diçka pasi homazh për lojtarin më të mirë në historinë e Barçës”, por ai iu shmang komentit mbi mundësitë që ekzistojnë që “ylli” argjentinas të veshë sërish fanellën “Blaugrana”.

“Ne e kemi gjithmonë në kujtimet tona. Këtë të diel do të jetë 18- vjetori i debutimit të tij te Barçën, kemi planifikuar të bëjmë diçka privatisht. Dihet karriera e tij e suksesshme.

Me siguri do ta takoj të hënën, në Paris, për ‘Topin e Artë’. Ai është lojtar i PSG-së dhe ne nuk do t’i bënim asnjë nder nëse do të flisnim për rikthimin e tij, duhet ta respektojmë. Ka shumë katalanë që vazhdojnë ta mbajnë fanellën e Leos”, – tha Laporta, i cili nuk mund ta fshihte buzëqeshjen kur ai po fliste për mundësinë që ai të mund të luante sërish në “Camp Nou”.

Kujtojmë se Leo Messi e përfundon kontratën e tij me Paris Saint-Germain verën e ardhshme, pra më 30 qershor 2023, dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Te Barça janë të vetëdijshëm për lojtarët që do të jenë të lirë në fund të sezonit dhe argjentinasi është pa dyshim një nga më të dëshiruarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco