Zbulohet arsyeja pse Mourinho nuk e aktivizoi Marash Kumbullën ndaj Betisit në Europa League

Zbulohet arsyeja pse Mourinho nuk e aktivizoi Marash Kumbullën ndaj Betisit në Europa League

20:43, 14/10/2022

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla nuk u aktivizua në ndeshjen e Romës kundër Real Betis në Ligën e Europës.

Teksa të gjithë prisnin që mbrojtësi të ishte në fushë, ai e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Media italiane “Sky Sport”  ka zbuluar se përpara sfidës ai kishte ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë dhe për këtë arsye trajneri Jose Mourinho vendosi që të mos e aktivizonte.

Ky është një lajm i keq për klubin pasi një tjetër lojtar iu shtua listës së të dëmtuarve.

Nuk dihet nëse Kumbulla do të rikuperohet dhe do të jetë gati për sfidën kundër Sampdorias.

Rikujtojmë që mbrojtësi kuqezi pësoi një tërheqje në kofshë në përballjen kundër Monzës më 31 shtator në Seria A.

Për 22-vjeçarin ishte hera e parë që e niste si titullar këtë sezon me Romën, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 28-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco