Reja me 'valixhet' në duar, zbulohen tre kandidatët për stolin e kuqezinjëve

Reja me 'valixhet' në duar, zbulohen tre kandidatët për stolin e kuqezinjëve

10:40, 29/09/2022

Edi Reja duket si ka mbyllur çdo llogari me Shqipërinë pas barazimit me Islandën në Air Albania.

Kuqezinjtë nuk ia dolën të rrëmbenin tri pikët, ndërsa u renditën të tretët në një grup ku Rusia është e përjashtuar.

Provoja e trajnerit Reja është e madhe, por rezultatet zhgënjyese dhe me kontratën që skadon në nëntor, ai zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite, me “valixhet” që i ka gati për Itali, pasi tashmë si kurrë më parë edhe tifozët janë kundër kombëtares, dukshëm të mërzitur me yjet e tyre.

Por kush janë kandidatët që mund të marrin frenat e kombëtares për të sjellë në shinat e duhur talentet që kemi?

Xhankarlo Kamoleze është trajneri i parë që përflitet, për vetë faktit që ka qenë pjesë e FSHF-së dhe e njeh mirë ambientin kuqezi, pasi në të kaluarën ka qenë drejtori teknik ekipeve kombëtare.

Image

I dyti është Besnik Hasi. Hasi mund të quhet edhe “ëndrra” e tifozëve, pasi pas çdo largimi të trajnerëve të kombëtares është i pari që përflitet se mund të marri frenat e kuqezinjëve. Në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Anderlecht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës.

Image

I fundit po jo më pak i rëndësishmi është edhe Giani De Biazi. Ish-trajneri i kuqezinjve i cili na kualifikoi në “Euro 2016” është edhe shumë i dashur për tifozët, të cilët kanë vërshuar me mesazhe ndaj tij që të mund të rikthehet në kombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Prape me Italian29/09/2022 15:15

Po pse more dielli per ne shqiptaret rritulloher vetem rreth Italise Po sigurisht se aty zhvatet leku me teknike Italian, qe nuk kane lene futbollist mehallash dhe rrugesh qe kane manaxhera Italian pa I sjellur ne kombetare. Shikojeni zinxhiirin e korrupsionit duke filluar me Alban bush deshtakun, Ervin Karagjoz Arrogant Bulkun dhe Buldozerin e keryre vakive Duka. Nuk e pate mellefin leshuar kunder Brojes se nuk I dhane nje top ne pozicionin e tij-dhe GJERGJI Stefa, Altin Sulce etj me nje xhelozi dhe patologji te pa shoq jargaviteshin per lojtarin me te mire deri tani ne Moshe te te gjitha kohrave te kombetares tone.

venaliu29/09/2022 13:56

BESNIK HASI pa asnji diskutim!

Shto koment

Denonco