Shënon ndeshjen e 70-të si trajner i bardhebluve, Shehi para sfidës me Partizanin: Ju tregoj objektivat e Tiranës

Shënon ndeshjen e 70-të si trajner i bardhebluve, Shehi para sfidës me Partizanin: Ju tregoj objektivat e Tiranës

09:31, 29/09/2022

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në fund të sfidës me Veleçikun, e cila u fitua nga bardheblutë me rezultatin 3-0 pranoi se skuadra e tij nuk ka vetëm një objektiv, por dy. Bëhet fjalë për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

“Fillimisht dua të falënderoj vendësit për mikpritjen. Sa i takon lojës, sot (dje) u dhashë hapësirë shumë futbollistëve, që më shërbeu edhe si një test kontrolli për ta. Tirana ka si objektiv të dy trofetë, atë të Kupës edhe të kampionatit”, tha trajneri i Tiranës Orges Shehi.

Tirana drejtohet nga Orges Shehi, i cili erdhi në krye të Tiranës më 27 janar 2021. Kanë kaluar më shumë se një vit e tetë muaj dhe Shehi është trajneri më jetëgjatë i epokës “Halili”.

Për statistikë, Shehi në sfidën me Partizanin shënon ndeshjen e 70-të si trajneri i bardhebluve. Me Teutën ishte ndeshja e 69-të. Në këto një vit e tetë muaj, Shehi ka grumbulluar 38 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. Golavarazhi është 120:62, duke fituar një titull kampion me Tiranën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco