Nipi i Maradonës shënon 3 gola në një ndeshje: Daja im atje lart do të jetë i lumtur për mua

Nipi i Maradonës shënon 3 gola në një ndeshje: Daja im atje lart do të jetë i lumtur për mua

19:29, 28/09/2022

“Nipi i Diego Armando Maradonës mori topin në shtëpi”. Ishte ky titulli më i shpërndarë në rrjetet sociale sportive ditën e djeshme në Argjentinë, të cilat raportonin për tripletën e tij të parë.

Hernan Lopez Munjoz, 22-vjeçar, ishte protagonisti absolut i fitores 3-0 të Central Cordobas ndaj Aldosivit, i cili përdori të gjitha pjesët e trupit për tregolëshin e tij.

I pari erdhi pas një goditje me kokë, i dyti pas një parabole shumë të lartë me ta majtën dhe i treti me të djathtën në cepin e portës.

“Maradona është gjithmonë prezent tek unë. Po, daja im do të jetë i lumtur për mua nga aty lart. Gjithmonë e kam dëgjuar, përherë më ka shtyrë që të eci përpara, të mos kem frikë dhe të mos heq dorë nga asgjë. Ndërsa gjyshja ime thotë se i ngjasoj shumë kur lëshohem në driblim.

Po, unë përpiqem ta imitoj, sepse së bashku me gjyshen kemi parë disa herë së bashku Botërorin e vitit 1986, ku ajo kujtonte me detaje çdo ndeshje. E kam shijuar edhe unë, por tani dua të bëj edhe më shumë”.

Hernan Lopez Munjoz është djali i Danielit, një ish-futbollisti të Argentinosit, ndërsa gjyshja e tij Ana, është një nga motrat e Diego Armando Maradonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco