Duka uron vajzat shkodrane për kualifikimin në grupet e Championsit: Na përfaqësoni denjësisht në Evropë!

Duka uron vajzat shkodrane për kualifikimin në grupet e Championsit: Na përfaqësoni denjësisht në Evropë!

18:24, 28/09/2022

Vllaznia e femrave arriti një fitore historike përballë Vorskla Kharkiv për të arritur për herë të parë grupet e Ligës së Kampioneve.

Pas kësaj arritjeje historike, ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i shprehu urimet e tij klubit shkodran.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite. Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë. Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija.

Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FSHF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë. Urime Vllaznia. Urime vajza!”, shkruan Duka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco