Liga e Kombeve/  Skocia mund Ukrainën dhe merr kryesimin e grupit

Liga e Kombeve/ Skocia mund Ukrainën dhe merr kryesimin e grupit

22:46, 21/09/2022

Skocia ka triumfuar me rezultatin e thellw 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve.

Edhe pse skocezët patën disa raste për gol, pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim.

Intervali i dytë kohor ishte pothuajse i njëjtë deri në minutën e 70-të, ku Skocia gjen rrjetën e portës me anë të McGinn. Vendasit dominuan totalishtë situatën, ku madje në minutën e 80-të dyfishojnë shifrat me anë të Dykes. Skocezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 87-të Dykes shënon përsëri.

Kështu, me këtë fitore, Skocia zë vendin e parë në grup me 9-të pikë, ndërsa Ukraina e ndjek nga pas me 7-të pikë.

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco