Kishin vizituar Oktoberfestin, dy lojtarët e Gjermanisë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Kishin vizituar Oktoberfestin, dy lojtarët e Gjermanisë rezultojnë pozitiv me koronavirus

17:41, 21/09/2022

Kapiteni i kombëtares gjermane të futbollit Manuel Neuer dhe mesfushori Leon Goretzka do të mungojnë në Ligën e Kombeve për shkak se rezultuan pozitivë me koronavirus.

“Lojtarët e Bayernit janë të izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe do të largohen nga hoteli”, njoftoi sot Federata Gjermane e Futbollit në Twitter.

Gjermania do të presë Hungarinë të premten në Leipzig, ndërsa Anglinë të hënën, që do të jenë edhe testet e fundit para Botërorit në Katar.

“Pas rezultatit pozitiv të testit tek Neuer dhe Gortetzka, shërbimi mjekësor bëri një test të shpejtë antigjenik midis të gjithë anëtarëve të ekipit kombëtar. Të gjithë anëtarët e ekipit dhe stafi trajner kanë rezultuar negativ përpara udhëtimit. Kontaktet e konfirmuara të ngushta të lojtarëve do të testohen çdo ditë", thuhet në njoftim.

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka thërritur Oliver Baumann nga Hoffenheim si zëvendësues për portierin e parë, i cili do të jetë në skuadër së bashku me Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona dhe Kevin Trapp nga Eintracht.

Meqë ra fjala, Neuer dhe Goretzka vizituan Oktoberfestin në Mynih me skuadrën e Bayernit të dielën, pra një ditë para se të bashkoheshin me kombëtaren. Shumë përdorues të rrjeteve sociale besojnë se pikërisht kjo është arsyeja e rezultatit pozitiv në testin e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco