Federer jep lajmin e 'hidhur', kampioni zviceran deklaron tërheqjen nga tenisi

Federer jep lajmin e 'hidhur', kampioni zviceran deklaron tërheqjen nga tenisi

17:05, 15/09/2022

Roger Federer ka njoftuar se Laver Cup do të jetë turneu i tij i fundit.

Pas këtij turneu, ai ka njoftuar se do të tërhiqet dhe nuk do të garojë në GrandSlame apo Tour.

Tenisti zviceran përmes një video zanore e ka njoftuar largimin e tij nga ky sport.

Kohët e fundit, mosha dhe dëmtimet e shumta e kanë bërë të pamundur për kampionin të stërvitej siç duhet për të fituar edhe një herë një turne të Grand Slam, diçka që gjatë karrierës ka ndodhur për 20 herë, duke karakterizuar të paktën dy dekadat e fundit të këtij sporti së bashku me rivalët Nadal dhe Djokovic.

“Dua t’i jap vetes edhe pak shpresë se do t’i kthehem tenisit në një mënyrë apo një tjetër. Jam realist, e di sa e vështirë është që të bëj një tjetër operacion në moshën që jam unë, por dua të ndihem mirë fizikisht”, deklaroi Federer vitin e kaluar, por me sa duket ai e ka humbur betejën me kohën. 

 

 

Federer lirisht mund të quhet si një prej më të mëdhenjve të sportit të tenisit, teksa i ka fituar 20 GrandSlam gjatë karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco