Menduat se u ndanë në paqe, zbulohet sherri i fundit i Shakirës dhe Piques para fëmijëve të tyre

Menduat se u ndanë në paqe, zbulohet sherri i fundit i Shakirës dhe Piques para fëmijëve të tyre

17:47, 14/09/2022

Shakira dhe Gerard Pique njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre këtë verë pas më shumë se 12 vitesh së bashku.

Pas kësaj, kanë qenë të panumërt titujt e gazetave rreth ish-çiftit, ndërkohë që tashmë kanë dalë edhe foto nga debati i tyre i fundit së bashku.

Ka qenë një debat i ashpër mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit para dy fëmijëve të tyre në një jaht.

 

 

Pamjet i tregojnë ata, në atë që mund të konsiderohen pushimet e tyre të fundit së bashku, duke bërë një debat të ashpër para Milan dhe Sashës.

Deri më tani nuk ka lëvizje të reja ligjore mes ish-çiftit, pasi pritet që në javët në vijim ata të fillojnë të negociojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Është një çështje mjaft e ndërlikuar, pasi këngëtarja dëshiron të transferohet në Miami.

Është e rëndësishme të kujtojmë se kjo ndarje erdhi për shkak të tradhtisë së sportistit me të dashurën e tij aktuale, Clara Chía Marti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco