Superliga e Kosovës, Drita dhe Prishtina fitojnë me poker

Superliga e Kosovës, Drita dhe Prishtina fitojnë me poker

17:29, 14/09/2022

Janë luajtur ditën e sotme dy sfida të javës së shtatë të Superligës së Kosovës ku të dyja ndeshjet janë fituar me poker. Sfidat që u zhvilluan sot ishin ato midis Dritës dhe Gjilanit, si dhe përballja mes Prishtinës dhe Malishevës.

 Drita mposhti Gjilanin me rezultatin 4-1 dhe kjo fitore e çon automatikisht në vendin e parë me 14 pikë, po aq sa kundërshtari i tyre sot. Për Dritën realizoi fillimisht Baftiu, e më pas Simonovski 3 herë, ndërsa goli i nderit nga Gjilani u realizua nga Zabergja.

Prishtina ndërkohë fitoi me rezultatin 4-2 përballë Malishevës. Hoti, Uka e Krasniqi i dhanë avantazhin e trefishtë Prishtinës, përpara se Shillova të ngushtonte diferencat. Gashi plotësoi pokerin, ndërsa rezultati final u vulos nga Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco