Zyrtare/ 1 miliard € klauzolë, Barcelona ‘blindon’ talentin e skuadrës

Zyrtare/ 1 miliard € klauzolë, Barcelona ‘blindon’ talentin e skuadrës

13:59, 14/09/2022

Mbrëmë Barcelona u mund 2-0 nga Bayern Munich në Allianz Arena. Një humbje e hidhur për Xavi dhe lojtarët e tij që shpresonin të bënin diçka më shumë. Megjithatë, përsëri në Katalonjë, Cules morën një lajm të mirë këtë të mërkurë në mëngjes. Në të vërtetë, Gavi ka rinovuar  kontratën me skuadrën blaugrane.

“FC Barcelona dhe lojtari Pablo Paez Gavira, ‘Gavi’, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, deri më 30 qershor 2026. Klauzola e lirimit të tij shkon në 1 miliard euro. Ceremonia e nënshkrimit të kontratës së re do të zhvillohet të enjten më 15 shtator në orën 18:00 në Spotify Camp Nou, sipas orarit: 17:00 Hapja e dyerve të Sportify Camp Nou. 18:00 Nënshkrimi në fushë dhe fjalimi nga Joan Laporta dhe Gavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco