Hajdutët prishin festën e Muller-it, sulmuesit i grabitet shtëpia teksa luante kundër Barcelonës

Hajdutët prishin festën e Muller-it, sulmuesit i grabitet shtëpia teksa luante kundër Barcelonës

13:22, 14/09/2022

Nga gëzimi i fitores në Champions League ndaj Barcelonës e deri te shqetësimi për vjedhjen në shtëpi. Thomas Muller u largua menjëherë nga stadiumi pas fitores 2-0 të Bayernit në Allianz Arena, pasi diçka e keqe i kishte ndodhur në shtëpi.

Siç raporton “Bild”, ndërsa mesfushori 33-vjeçar i Bayern Munichut ishte në fushë, shtëpia e tij ra pre e grabitjes.

Dhe sipas shtypit gjerman dwmi do të ishte i madh: para kesh, bizhuteri dhe sende me vlerë, që kapin shumën e 500 mijë euro.

Muller u njoh me atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tij pak minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Kohët e fundit janë raportuar shumë grabitje në shtëpinë e futbollistëve, pothuajse gjithmonë teksa ata janë në fushë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco