Klopp tallet me pronarin e Chelsea-t: Me të vërtetë e ka thënë këtë?

Klopp tallet me pronarin e Chelsea-t: Me të vërtetë e ka thënë këtë?

12:10, 14/09/2022

Todd Boehly, bashkëpronari amerikan i Chelsea-t vjen me një propozim të guximshëm për t’i dhënë mundësi strukturës së futbollit anglez që të mbledhë më shumë para dhe të promovohet në mbarë botën. A ka hedhur idenë e krijimit të “All Star” në Premier League, në ndeshje e ngjashme me atë në NBA-së, NFL-së apo MLB-së.

Boehly porpozon që çdo vit të zhvillohet një ndeshje mes “yjeve” nga Veriu me të “Jugut”. Për ta kuptuar më qartë, lojtarët më të mirë që luajnë me Liverpoolin dhe sy skuadrat nga Mancheteri (mes të tjerëve) përballë më të spikaturve tek ekipet londineze.

“Shpresoj që Premier League të mësojë pak nga shembulli i sporteve amerikane kur bëhet fjalë për menaxhimin dhe promovimin e futbollit. Pse nuk ka një përballje “All Star” në Premier League? Mund të zhvillohet një ndeshje “All Star”. Veriu kundër Jugut, dhe kështu arkëtohen më shumë para për piramidën e futbollit”, – tha bashkëpronari i Chelsea-t në një konferencë në New York. – “Të gjithëve u pëlqen ideja e më shumë të ardhurave për Premier League-n… Ka një aspekt kulturor që është real dhe evolucioni do të vijë. E mira e Premier League-s është se ka të drejtat globale.”

Kundër kësaj ideje ka dalë hapur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e nis komentin tij me një pyetje ironike.

“Jam i befasuar nga pyetja, ndaj ju lutem mos i gjykoni shumë përgjigjet e mia. ‘A doni që edhe Globetrotters (ekip amerikan ekzibicioni në basketboll, që kombinon atletizmin, teatrin dhe komedinë në stilin e lojës) të luajnë futboll?’ Shkëlqyeshëm. Kur të gjeni një datë për “All Star”, mund të më telefononi. Ju harroni se në sportet e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara bëjnë katër muaj pushime. Ata janë shumë të lumtur gjatë pushimeve mund të bëjnë pak sport. Është krejt ndryshe në futboll.

Imagjinoni që, Manchester United, Liverpool, Everton, Newcastle të gjithë në një ekip që nuk është ekipi kombëtar, vetëm një ekip verior. Lojë interesante. Të gjithë djemtë nga Londra së bashku. Arsenal, Tottenham. E madhe. Ai me të vërtetë e tha këtë? Interesante” , u tall menaxheri i Reds, duke argumentuar veçanërisht se mundësia e organizimit të ngjarjeve të tilla në Shtetet e Bashkuara u bë e mundur për shkak të një kalendari të reduktuar, shumë të ndryshëm nga ai i natyrshëm në botën e futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco