Penallti e mohuar për Barcelonën? Lucas Hernandez e pranon se kishte kontakt në zonë

Penallti e mohuar për Barcelonën? Lucas Hernandez e pranon se kishte kontakt në zonë

11:01, 14/09/2022

Bayern Munich fitoi 2-0 kundër Barcelonës në shtëpi, në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. Nëse klubi bavarez do të bënte diferencën në fillimin e pjesës së dytë, katalanasit mund të kishin përfituar nga një penallti para përfundimit të pjesës së parë sipas Lucas Hernandez, pas një faulli të shkaktuar nga Alphonso Davies në dëm të Ousmane Dembele.

Përpara tifozëve të tij, Lucas Hernandez ndryshoi rrjedhën e ndeshjes të martën në Champions League, kundër Barcelonës. Pas një pjese të parë të dominuar nga skuadra katalanase, bavarezët morën avantazhin në fillimin e së dytës falë golit të realizuar me kokë nga Lucas Hernandez në minutën e 50’. Pas takimit, mbrojtësi francez pranoi se katalanasit mund të kishin përfituar nga një penallti para përfundimit të pjesës së parë.

Në minutën e 43-të, Ousmane Dembele u rrëzua në zonën e rreptësisë pas një dueli me Alphonso Davies. Nëse do të ndërhynte video arbitrazhi (VAR), nuk e ndryshonte vendimin fillestar. “Po, kishte një penallti të vogël”, tha Hernandez për mikrofonin e Cadena SER.

Në pjesën tjetër të lojës, djemtë e Julian Nagelsmann treguan të gjithë efektivitetin e tyre për të fituar, me një aksion të përfunduar nga Leroy Sane në minutën e 54’. “Mund të flasësh sa të duash, por rezultati është ai që është”, shtoi Lucas Hernandez, krenar për rezultatin që e vendos Bayern Munich në krye të grupit me gjashtë pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco