FOTO/ Ishte shkatërruar nga rusët, Usyk kthehet në shtëpi dhe ngre flamurin ukrainas

FOTO/ Ishte shkatërruar nga rusët, Usyk kthehet në shtëpi dhe ngre flamurin ukrainas

10:37, 14/09/2022

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, është kthyer në shtëpinë e tij, në Vorzel (rajoni i Buchas, Kiev) të Ukrainës, vendbanim që ishte e pushtuar nga ushtarët rusë.

Shtëpia e 35-vjeçarit u shkatërrua ndërsa ai ishte duke luftuar me Anthony Joshuas në Arabinë Saudite, por orët e fundit janë shfaqur imazhet e kampionit ukrainas duke qëndruar jashtë banesës, ku ka ngritur edhe flamurin i vendit të tij.

Gruaja e Usyk, Yekaterina, ka postuar në rrjetet sociale një imazh të shtëpisë, ku mjetet e rënda të ushtrisë ruse kishin lënë gjurmë, por tani ajo është kthyer në duart e pronarit të ligjshëm.

Ditët e fundit është raportuar se forcat ukrainase kanë rimarrë në kontroll zona të gjëra pas pushtimit të vendit, që nisi në fillim të këtij viti.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco