Formacioni i mundshëm i Bayernit, ja si pritet të rreshtohen bavarezët në ‘San Siro’ ndaj Interit

Formacioni i mundshëm i Bayernit, ja si pritet të rreshtohen bavarezët në ‘San Siro’ ndaj Interit

10:39, 07/09/2022

Inter-Bayern Munchen do të jetë supersfida e sotme dhe e javës së parë në fazën e grupeve të Champions-it.

Bavarezët nuk vijnë në formën e duhur pas dy barazimeve rresht në kampionat, duke e zbutur me “Manitën” në Kupë përballë modestëve të Viktoria Këln.

Rikthimi i Leon Gorezkës do të ishte një lajm shumë i mirë për teknikun gjerman, por ai është kthyer në “dhimbje” koke, pasi pozicioni i shkatërruesit kalon përmes tre lojtarëve, me një startues në “San Siro”.

Leon Gorezka, Rajan Granverberk dhe Marsel Zabitser janë alternativat, tashmë radha i takon teknikut 35-vjeçar për të marrë vendimin final.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munchen: Neuer, Upamekano, De Ligt, Davies, Pavard, Kimich, Zabitser, Muller, Coman, Gnabri, Mane

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco