Humbja ndaj PSG, Allegri: Është një shans i humbur, ata kanë sulmuesit më të shpejtë në botë

Humbja ndaj PSG, Allegri: Është një shans i humbur, ata kanë sulmuesit më të shpejtë në botë

09:37, 07/09/2022

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri, komentoi humbjen 2-1 ndaj PSG-së në transfertë në sfidën e parë të Champions-it. Pavarësisht rezultatit, tekniku italian duket se ka mendur i kënaqur me disa fragmente të lojës, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Kemi luajtur një lojë të mirë, mendoj se është një shans i humbur, duhet të ishim më të qartë në minutat e fundit. Duhej të krijonim më shumë raste në të majtë, nuk e bëmë sa duhet. Gjithsesi ne duhet të përmirësohemi.

Ata kanë sulmuesit më të shpejtë në botë, por ne u mbrojtëm më mirë në pjesën e dytë dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, akoma më shumë. Pjesa më e vështirë është kur nuk e ke topin, ndonjëherë  shpërqendroheshim në pjesën e parë. Kishim më shumë guxim në pjesën e dytë. Kemi bërë një lojë të mirë, por duhet të jemi të mërzitur nga rezultati.

Vlahoviç bëri një lojë të mirë, nuk mund të ndryshojmë gjykimet tona pas çdo ndeshje. Djemtë sonte kishin një shpirt të madh, edhe nëse rrezikuan diçka. Por lojtarët e PSG-së kanë një shpejtësi ekzekutimi dhe një teknikë e çmendur, si askush në botë. Kundër Salernitana do të jetë një lojë ndryshe, më e vështirë sepse do të ketë më pak hapësirë”, u shpreh Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco