U dëmtua rëndë ndaj Egnatias, mësohet se kur Klevi Qefalija do të kthehet në stërvitje me Tiranën

U dëmtua rëndë ndaj Egnatias, mësohet se kur Klevi Qefalija do të kthehet në stërvitje me Tiranën

09:28, 07/09/2022

Lajme të mira vijnë për Klevi Qefalijajn. Mesfushori i Tiranës do të rikthehet në stërvitje pas një periudhe dy-mujore.

Qefalija pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, duke u përplasur me lojtarin e Egnatias dy javë më parë dhe u transportua menjëherë në spital.

18-vjeçarit do t’i duhet pak kohë që të bashkohet me grupin.

Kështu që trajneri Orges Shehi do të ketë një lojtar më shumë në kontingjentin e tij, duke qenë se Qefalija është në moshë shumë të re dhe shihet si një futbollist me perspektivë të lartë.

Ai u aktivizua gjithsej në katër ndeshje me Tiranën në ndeshjet e Europës dhe në dy ndeshjet e para të këtij kampionati.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco