Champions/ PSG e yjeve fiton ndaj Juventusit, Haaland shkëlqen në Sevilla

Champions/ PSG e yjeve fiton ndaj Juventusit, Haaland shkëlqen në Sevilla

22:59, 06/09/2022

PSG ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Juventus në “Parc des Princes”, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Champions League.

Parisienët e nisën mjaft vrrullshëm sfidën, duke kaluar në avantazh vetëm pas pesë minutash lojë me anë të Kylian Mbappe, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Pas një rasti të madh të Milik, PSG arriti të dyfishoi shifrat e sfidës. Golashënuesi është gjithmonë i njëjti, Kylian Mbappe. Sulmuesi francez merr një top nga Verratti dhe pas një njish-dyshi me Hakimin, godet fuqishëm nga brenda zonës dhe dërgon topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa e dyta do të niste me golin e Juventus, që ngushtoi shifrat në minutën e 53’ me anë të Weston Mckennie.

Në pjesën e mbetur të lojës të dyja skuadrat tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por nuk pati më gola, me parisienët që siguruan tri pikët në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, Erling Haaland është një makineri golash për Manchester City-n. Sulmuesi norvegjes realizoi dy nga tre golat në fitoren 0-4 të skuadrës së Pep Guardiolës në fushën e Sevillas në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Championsit. Gjiganti nordik shënoi fillimisht në fundin e pjesës së parë, i shërbyer nga De Bruyne, ndërsa të dytin e realizoi në të 67-tën, këtë herë i asistuar nga Foden. Mes finalizimeve të Haalandit e tundi rrjetën edhe Foden, ndërsa në fund tundi rrjetën edhe Diaz.

Celtic Glasgoë rezistoi vetëm gjatë pjesës së parë përballë Realit të Madridit në “Celtic Park”. “Los Blacos” shpërthyen në pjesën e dytë me tre gola, të shënuar nga Vinicius Junior, Modric dhe Hazard.

Milani  mori vetëm një pikë në fushën e Salzburgut, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1. Fillimisht shënuan vendësit me Okafor, por kuqezinjtë u kundërpërgjigjën brenda pjesës së parë me Saelemaekers.

Benfica fitoi 1-0 me Maccabi Haifan, ndërsa Shakhtar Donjeck shkatërroi 1-4 Leipzigun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco