Bailly akuzon Unitedin së 'favorizon' lojtarët anglez: Të paktën Ten Hag ka karakter!

Bailly akuzon Unitedin së 'favorizon' lojtarët anglez: Të paktën Ten Hag ka karakter!

19:05, 06/09/2022

Eric Baily ka kritikuar së fundmi menaxhimin që Manchester United iu bën futbollistëve. Mbrojtësi që është ende në pronësinë e Djajve të Kuq, por që luan tek Marseille falë formulës së huazimit, së fundmi thekson se tek United favorizohen lojtarët e kombëtares së Anglisë dhe në këtë formë, pjesa tjetër e skuadrës humbet motivimin.

“Klubi duhet të shmangë favorizimin që i bëhen lojtarëve të kombëtares angleze dhe të gjithë të kenë shanse të barabarta. Në dhomat e zhveshjes, klubi duhet të inkurajojë një konkurrencë të ndershme sepse unë gjithnjë e kam pasur ndjesinë se një lojtar i kombëtares angleze diferencohej nga dikush tjetër.

Kjo nuk ndodh me Chelsean apo me një klub tjetër të madh në Premier League. Tek United disa lojtarë e marrin për të mirëqenë që do të luajnë titullarë dhe kjo e dobëson skuadrën. Por, për fat të mirë, trajneri Erik ten Hag ka shumë karakter dhe shpresoj që diçka e tillë të ndryshojë dinamikat në skuadër”, u shpreh Baily.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco