Frikë nga skenat e dhunshme, ultravse të Feyenoordit u ndalohet hyrja në ‘Olimpico’

Frikë nga skenat e dhunshme, ultravse të Feyenoordit u ndalohet hyrja në ‘Olimpico’

22:29, 01/09/2022

Prefekti i Romës, Matteo Piantedosi, ka urdhëruar ndalimin e shitjes së biletave për tifozët holandezë me rastin e ndeshjes së parë në grupe në Europa League Lazio-Feyenoord, e parashikuar për t’u zhvilluar pas një jave në “Olimpico”.

Vendimi u mor për arsye të rendit publik dhe për të ruajtur qytetin nga përplasjet e mundshme mes tifozërive, pas ngjarjeve që ndodhën në vitin 2015, me ultrasit holandezë protagonistë të episodeve të shkatërrimit të aseteve kulturore, përfshirë dëmtimin e Fontana della Barcaccia di Berninit në Piazza di Spagna.

Kujtojmë që tifozët e Feyenoordit bashkë me ata të Romës shkaktuar trazira edhe në Tiranë me rastin e finales së Conference League, e fituar 1-0 nga verdhekuqtë me gol të Zaniolos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco