Balotelli te Sion, Montella lë pas krahëve konfliktin dhe përshëndet sulmuesin italian

Balotelli te Sion, Montella lë pas krahëve konfliktin dhe përshëndet sulmuesin italian

11:48, 01/09/2022

Etapa e re në karrierën e trazuar të Mario Balotellit , i cili dje nënshkroi me Sionin. Kështu përfundon aventura në Turqi e sulmuesit italian, i cili u përshëndet edhe nga vetë trajneri i tij te Adanaspor, Vincenzo Montella, me të cilin pati edhe një përplasje së fundmi.

Duket se gjithçka është lënë pas dhe dyshja kanë arritur paqen midis tyre.

Image

Ish-trajneri i Milanit, ka postuar një mesazh në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” për sulmuesin italian, duke i uruar fat dhe se do ta ndjekë gjithmonë nga larg:

“I dashur Mario, të uroj një ngritje tjetër në këtë fazë të re të karrierës. Mos harro se ke gjithçka për të ‘fluturuar’ sërish. Një diskutim mes meshkujve nuk e fshin ndjenjën tonë dhe kënaqësitë që përjetuam së bashku te Adana Demirspor.

Do të të ndjek nga larg, bëj sa më shumë gola, asistime, goditje gjeniale… Trego kush je. Një përqafim nga trajneri yt!”, ishte mesazhi i Vincenzo Montellas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco