Sapo i jepet mundësia, ai e çon topin në rrjetë. Kështu ndodhi mbrëmë në minutat shtesë të Juventus-Specia e kështu ndodhte 773 ditë më parë kur realizonte golin e tij të fundit italian. Rikthim i ëmbël në Serinë A për Arkadiush Milik, që pas suksesit të djeshëm deklaroi:
“Është bukur të shënosh. Goli i parë për Juven ka shumë domethënie për mua. Për nga mënyra se si festova, besoj se u kuptua që golin ia dedikova të dashurës sime”.
Një realizim i bukur, por polaku ka shënuar shumë të tillë. Lidhur me dinamikën e golit të qetësisë për bardhezinjtë, sulmuesi tha:
“Mbrojtësit më lanë pak hapësirë dhe gjeta kohën për të kontrolluar topin përpara se të godisja. Edhe pasimi ishte shumë i mirë, ndaj edhe goli ishte i bukur.
Jam i lumtur që mund të realizoj golin tim të parë për Juven përpara tifozëve tanë”. Paraqitja ekipore ishte një tjetër temë e fjalës së Milikut.
“Vuajtëm disi, sidomos në pjesën e dytë. Vlahoviçi është shumë i fortë dhe ndonjëherë mund të luajmë bashkë, por zgjedhjet i takojnë trajnerit. Ne duhet vetëm t’i respektojmë”.
En el segundo partido y con apenas 20 minutos jugados con su nuevo equipo, la #Juventus, Arkadiusz Milik 🇵🇱 ya se ha estrenó con los de Turín cerrando el triunfo 2-0 ante #Spezia en #SerieA. Qué bien se da la vuelta en el punto de penalti para batir a su compatriota Drągowski https://t.co/XS9cfhPwlQ
— Eugenio González Aguilera (@Eugeniogonza2) August 31, 2022
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: