Jordi Alba nuk është i lumtur me kalimin te Inter

Jordi Alba nuk është i lumtur me kalimin te Inter

10:33, 01/09/2022

Edhe pse Barcelona dhe Inter kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Jordi Alba-s, mbrojtësit të majtë duket se nuk i pëlqen shumë ideja për t'u larguar nga Katalonja, sipas “Marca”.

Klubi blaugran, i cili kërkon të ulë faturën e pagave, megjithatë shpreson që 33-vjeçari spanjoll do të bindet dhe do të pranojë t'i bashkohet zikaltërve. Një rezultat që mund t'i lejojë blaugranëve të vazhdojnë rekrutimin, por mbi të gjitha, të regjistrojnë zyrtarisht transferimet e mundshme.

Për më tepër, 33-vjeçari nuk do të luajë më aq shumë sa sezonet e kaluara dhe tashmë ka nisur të gjejë vendin e tij në pankinën e Barçës, pasi preferohet i riu Alejandro Balde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco