'Epoka e Messit te Barcelona nuk ka përfunduar', Laporta ringjall ëndrrat e tifozëve katalanas

'Epoka e Messit te Barcelona nuk ka përfunduar', Laporta ringjall ëndrrat e tifozëve katalanas

17:04, 24/07/2022

Ka kaluar një vit prej lamtumirës së Lionel Messit nga Barcelona teksa situata financiare e klubit detyroi argjentinasin të mbyllte një nga epokat më të lavdishme në historinë e katalanasve. Tashmë, një vit më pas, Barça është duke u rimëkëmbur dhe presidenti Joan Laporta ka bërë disa goditje të bujshme dhe të kushtueshme në merkato. Ndaj, së fundmi, Laporta ka theksuar se ndihet në borxh me Lionel Messin ndërsa shton se ende shpreson se historia e 35-vjeçarit me spanjollët nuk është mbyllur.

 

“Mendoj dhe shpresoj se epoka e Messit te Barcelona nuk ka përfunduar. Mendoj se është në përgjegjësinë tonë që të vazhdojmë të mbajmë të hapur këtë kapitull. Shpresoj që të vijë një moment që gjërat të bëhen më mirë se sa u bënë dhe dhe të ketë një mbyllje të lavdishme, shumë më ndryshe nga ajo e para.

 

A ndihem në borxh me Messin? Po. Por, moralisht si president i Barcelonës mendoj se mora një vendim të cilin duhej ta merrja. Gjithsesi, si president por edhe në aspektin personal mendoj se i kam një borxh Messit”, u shpreh Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco