Katër skuadra pas Adnan Januzajt, ylli nga Kosova ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Katër skuadra pas Adnan Januzajt, ylli nga Kosova ende nuk ka vendosur për të ardhmen

15:11, 24/07/2022

Adnan Januzaj vazhdon të jetë një futbollist i lirë, prej 20 ditësh që prej skadimit të kontratës me Real Sociedadin.

Sulmuesi anësor qëndroi për 5 vite në San Sebastian dhe u largua si futbollist i lirë pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

27-vjeçari ende nuk ka vendosur për skuadrën e re, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Sevilla kërkon qëndrimin e tij në La Liga dhe shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e istogasit.

Ndërkohë lojtari po kërkohet edhe nga Napoli në Serie A që i jep mundësinë të luaj në Ligën e Kampionëve.

Ish-pjesëtari i Manchester United, Borussia Dortmund e Sunderland po kërkohet edhe në Angli, ku Everton dhe West Ham United janë gati t’ia plotësojnë të gjitha kushtet e kërkuara.

Gjithsesi mediat në Spanjë kanë raportuar se Januzaj pritet të vendos para muajit gusht për skuadrën e re.

Januzaj edicionin e fundit u paraqit 42 ndeshje zyrtare duke shënuar pesë gola e duke asistuar në katër të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco