VIDEO/ Shaqiri shënon gol fantastik dhe asiston në fitoren e Chicago Fire

VIDEO/ Shaqiri shënon gol fantastik dhe asiston në fitoren e Chicago Fire

11:37, 24/07/2022

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Chicago Fire në udhëtim te Vancouver Whitecaps 1-3.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ishte futbollisti kryesor në këtë ndeshje, duke shënuar një gol e duke asistuar në një tjetër.

Ishte minuta e 13-të e ndeshjes kur ylli kosovar lëshoi një goditje nga distanca me këmbën e tij të djathtë për të kaluar Chicagon në epërsi 0-1.

Në fund të ndeshjes, Shaqiri ishte përsëri protagonist kur kësaj radhe asistoi te Mueller që realizoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Ky ishte goli i katërt i Xherdanit me fanellën e skuadrës amerikane, derisa ka bërë edhe nëntë asistime.

Me këtë fitore Chicago ngritët në vendin e 9-të në Konferencën e Lindjes në MLS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco