VIDEO/ Arsenali shkatërron Chelsean në ndeshjen e zhvilluar në Orlando

09:13, 24/07/2022

Arsenali ka marrë një fitore të madhe ndaj rivalit Chelsea në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Orlando.

Dy skuadrat londineze po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore, derisa po zhvillojnë edhe disa miqësore.

Takimi i zhvilluar mbrëmë në Orlando i ka takuar Arsenalit me rezultat të thellë 4-0.

Vetëm pas 15 minutave lojë, Topçinjtë kaluan në epërsi kur Granit Xhaka asistoi te Gabriel Jesus i cili u gjend i vetëm përballë portierit Mendy dhe paraboloi bukur për 1-0.

Në minutën e 36-të, Arsenali dyfishoi epërsinë kur Martin Odegaard shënoi një gol të bukur pas asistimit të Martinellit.

Me dy gola epërsi të vendasve përfunduan 45 minutat e para.

Dominimi i skuadrës së Mikel Artetas nuk u ndal edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 66-të u shënua goli i tretë.

Granit Xhaka gjuajti bukur, por topi u largua nga Mendy dhe shkoi tek Saka i cili nga afërsia realizoi për 3-0.

Nw minutat e fundit të ndeshjes, Lokonga realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 4-0.

Kjo ishte fitorja më e thellë e Arsenalit që ka arritur ndaj rivalit lokal Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco