Klubi historik italian largon realizuesin më të mirë të historisë

Klubi historik italian largon realizuesin më të mirë të historisë

18:17, 23/07/2022

Klubi historik italian largon realizuesin më të mirë të historisë së tyre!

Dris Mertens nuk do të rinovojë kontratën e tij me Napolin dhe do të largohet nga klubi italian pas 9 vitesh ku shënoi 148 gola në 397 ndeshje duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së klubit.

Lajmin e largimit të belgut e ka konfirmuar vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, i cili ka theksuar se Mertens nuk do ta rinovojë kontratën me klubin pas mungesës së akordit mes palëve.

Napoli i bëri belgut një ofertë të fundit prej 2.4 milionë euro në sezon që u refuzua nga ana e Mertens që do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco