Zyrtare/ Rangers firmos për 4 vite me mbrojtësin e Liverpool

Zyrtare/ Rangers firmos për 4 vite me mbrojtësin e Liverpool

09:20, 20/07/2022

Klubi i Rangers ka zyrtarizuar afrimin e Ben Davies për 4 sezone.

26-vjeçari kaloi nga “The Reds” te skuadra skoceze për 4 milionë paund raportojnë mediet angleze.

 

Sezonin e fundit anglezi ishte i huazuar te Sheffield United, ndërsa tashmë ka gjetur skuadrën e re.

Në edicionin e fundit Davies luajti në 21 ndeshje në Championship dhe në to shënoi një gol.

Ndërsa sa i përket elitës së futbollit anglez, Premier League, mbrojtësi nuk e ka provuar ndjesinë e të luajtur në një kampionat kaq të luftuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco