Champions League/ Shkupi shokon Dinamo Zagreb, i heq fitoren nga duart

Champions League/ Shkupi shokon Dinamo Zagreb, i heq fitoren nga duart

23:49, 19/07/2022

Në 'Maksimir' u luajt takimi mes Dinamos së Zagrebit dhe Shkupit, ndeshja e parë e turit të dytë të UEFA Champions League. 

Sfida ishte mjaft e hapur dhe e bukur, ndërsa në fund gjithçka përfundoi në 2-2.

Shkupjanët festuan në minutën e 25-të pas golit të Queven. Gëzimi do zgjaste 20 minuta, pasi Ademi do sillte ekuilibrat, pas një asisti të Moharramit.

Dinamo e Zagrebit do rriste presionin dhe do shpërblehej në fundin e takimit.

Petkoviç do çonte topin në rrjetë, falë pasimit të Ademit.

Por rezultati nuk mbeti i pandryshuar deri në fund, pasi në limite Cephas dërgon shifrat në 2-2 duke barazuar për ekipin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco