Tirana- Zrinjski Mostar, formacionet zyrtare/ Shehi bën ndryshime

Tirana- Zrinjski Mostar, formacionet zyrtare/ Shehi bën ndryshime

19:41, 19/07/2022

Tirana luan sot ndaj Zrinjskit sfidën e parë të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Bardheblutë luajnë ndaj kampionëve të Bosnjë Hercegovinës që ashtu si ata janë eliminuar që në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Sigurisht që synohet kualifikimi dhe për ta arritur atë, trajneri Shehi ka vendosur që të bëjë disa lëvizje të vogla në rreshtim, duke parë që skuadra nuk funksionoi si duhet në duelin ndaj Dudelanzh.

Kështu, nga minuar e parë në mesfushë do të jetë Qefalia në vend të Totres, i cili ka qenë një nga elementët e paprekshëm të bardhebluve në vitin e titullit, por jo në një formë të shkëlqyer në Europë siç pritej prej tij.

Ndërsa në sulm, do të jetë Hasani ai që do të luajë përkrah Seferit dhe Xhixhës dhe jo Devid, i cili gjithashtu është lënë në stol.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco