Transferimi rekord/ Bayern Munchen blen Matthijs De Ligt nga Juventus për 77 mln euro

Transferimi rekord/ Bayern Munchen blen Matthijs De Ligt nga Juventus për 77 mln euro

18:34, 19/07/2022

Bayern Munchen ka kryer një nga transferimet më të shtrenjta në histori. 

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt do të jetë lojtar i Bayern Munchen zyrtarisht.

Holandezi i dha fund qëndrimit të tij trevjeçar në Itali për t'u bashkuar me radhët e ekipit të Julian Nagelsmann në 'Allianz Arena' dhe tani do të integrohet me skuadrën përpara hapjes së sezonit 2022-23 muajin e ardhshëm.

Bayern ka sjellë një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Evropë pasi finalizoi një marrëveshje me Juventusin, ku ai u bë fitues i Serie A dhe Coppa Italia.

Sa ka paguar Bayern për të firmosur me De Ligt?
Bayern ka paguar një tarifë fillestare prej 67 milionë eurosh (57 milionë £/69 milionë dollarë) për De Ligt. Kësaj tarife i shtohet edhe një vlerë prej 10 miionë euro në varësi të performacës së lojtarit. 

Mësohet se skafi, i dyshuar me lëndë narkotike, është nisur nga grykëderdhja e Vjosës

De Light ka firmosur për një kontratë 5-vjeçare me Bayern, çka do ta mbajë atë në Mynih të paktën deri në sezonin 2026-2027. 

Bayern Munchen ka triumfuar përballë konkurrencës së Chelsea, të cilët, pas largimit të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen, janë në kërkim të një qendërmbrojtësi. 

Ekipi bavarez ka prezantuar sot blerjen më të re.  

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco