Telashe tek Interi/ Zhang humbet gjyqin, duhet të paguajë 250 milionë euro

Telashe tek Interi/ Zhang humbet gjyqin, duhet të paguajë 250 milionë euro

16:31, 19/07/2022

Situata e Interit në merkato duket se do të ndikohet në ditët në vazhdim edhe nga situata financiare presidentit të klubit, Stiven Zhang, i cili do të paguajë 250 milionë euro ndaj një grupi kreditorësh.

Sipas raportimeve nga “Hong Kong South China Morning Post” ky telash për presidentin e Interit vjen si pasoj e një projekti të një tjetër kompanie të tij në Kinë, me Zhang që në vitin 2019 ka nënshkruar disa dokumente për një hua prej 250 milionë eurosh ndaj një grupi investitorësh.

Zhang kishte deklaruar se firma e tij në atë marrëveshje ishte e falsifikuar duke refuzuar të paguante shifrën e kërkuar, me kreditorët që e çuan çështjen në Gjykatën Financiare të Kinës që duket se i ka dhënë të drejt atyre dhe ka lëshuar një vendim që detyron presidentin e Interit të paguajë shumën prej 250 milionësh të kërkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco