West Ham nuk heq dorë nga Broja, klubi anglez nis negociatat me Chelsean

West Ham nuk heq dorë nga Broja, klubi anglez nis negociatat me Chelsean

15:24, 19/07/2022

Merkato është e gjatë dhe gjithmonë dhuron surpriza, por skuadra e radhës për Armando Brojën pritet të jetë West Ham. Ekipi londinez është fuqizuar shumë vitet e fundit nën drejtimin e David Moyes, duke dhuruar paraqitje pozitive në Premier League dhe Europë.

Edhe pse ky cilësohej si sezoni i duhur që Armando Broja të shfaqte potencialin te Chelsea, diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Sulmuesi shqiptar është mes katër të rinjve që u larguan nga grumbullimi i skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sinjal i qartë se 20-vjeçari ka gjetur një skuadër të re.

Pas lajmeve nga mediat angleze se Chelsea dhe West Ham po negociojnë për Brojën, zhvillimet më të fundit flasin për arritjen e marrëveshjes personale me lojtarin. Tashmë dy klubet e Londrës duhet të arrijnë akordin për anën teknike.

Chelsea synonte ta jepte në huazim, por West Ham kërkon ta blejë, duke investuar 35 milionë euro. Sido të ndodhë, mbetet fakti se ylli shqiptar do të luajë edhe sezonin tjetër në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco