Nisin bisedimet mes Interit dhe PSG-së, e ardhmja e Skriniar vendoset brenda javës

Nisin bisedimet mes Interit dhe PSG-së, e ardhmja e Skriniar vendoset brenda javës

12:44, 19/07/2022

Janë ditë të nxehta në aksin Paris-Milano për sa i përket transferimit të Milan Skriniar drejt PSG. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja drejtori sportiv i PSG Luis Campos do të zhvillojë takime në ditët në vijim me Marottan dhe Ausilion.

Do të provohet që të mbyllet përfundimisht kjo marrëveshje edhe pse ka ende distancë ekonomike mes palëve. Më konkretisht Interi nuk dëshiron të zbresë poshtë 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit sllovak.

Nga ana tjetër, PSG ofron deri në 60 milionë euro, shifër kjo që ka detyruar drejtuesit e Interit të refuzojnë ofertë e parë. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që Skriniar të qëndrojë në Milano në rast se dështon operacioni për Gleison Bremer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco