Lionel Messi drejt skuadrës amerikane, e konfirmon vetë drejtuesi i klubit

Lionel Messi drejt skuadrës amerikane, e konfirmon vetë drejtuesi i klubit

12:19, 19/07/2022

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar orët e fundit për sa i përket të ardhmes se Lionel Messit. Ylli argjentinas po kërkohet nga Inter Miami dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë drejtuesi i klubit amerikan.

Përgjatë një interviste për Mundo Deportivo, drejtuesi Xavier Asensi ka konfirmuar se ai dëshiron të transferojë Messin në Miami, por gjithçka varet nga vetë zgjedhja e lojtarit. Messi sakaq ka edhe një vit kontratë me PSG.

“Varet nga ai dhe vullneti i tij. Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë dhe mendoj se Messi është më i miri i historisë. Është një nga objektivat e klubit tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco