Bayern ‘kërcënon’ Gnabryn, rinovim ose në stol për një sezon

Bayern ‘kërcënon’ Gnabryn, rinovim ose në stol për një sezon

15:30, 14/07/2022

Bayern Munich nuk ka më durim dhe ka bërë të qarta disa gjëra në lidhje me sulmuesin anësor gjerman, Serge Gnabry.

Sulmuesit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ka dy opsione të parashikuara nga klubi, rinovim ose transferim të menjëhershëm.

Sipas “Kicker”, Bayern i ka bërë të ditur lojtarit se do të tribunë për një sezon nëse nuk zgjedh asnjë nga dy opsionet e përmendura më lartë.

Interesimi i Chelsea ka kohë që është shfaqur për lojtarin, por Gnabry nuk e pëlqen këtë mundësi pasi ai ka luajtur më parë për Arsenalin.

Pavarësisht situatës së tensionuar, palët kanë besim se do të arrijnë marrëveshjen për një kontratë 4-5 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco