Kalendari i kampionatit 'Abissnet Superiore', të premten hidhet shorti për edicionin 2022/23

Kalendari i kampionatit 'Abissnet Superiore', të premten hidhet shorti për edicionin 2022/23

14:25, 14/07/2022

Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2022/23”do të zbardhet këtë të premte, teksa në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” do të hidhet shorti për edicionin e ri të futbollit elitar shqiptar.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 84-t të këtij kampionati do të nisë nesër në ora 11:00 me përcaktimin e kalendarit të “Abissnet Superiore”, që të fillojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet me javën e fundit në datën 24.05.2023.

Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KS Kastrioti, KF Egnatia, KF Bylis dhe KF Erzeni.

Ndryshe nga sezonet e kaluara për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions League dhe UEFA Conference League, kampionati do ndërpritet më 14 nëntor 2022 për t’u rikthyer më 15 dhjetor.

Në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, që nisin respektivisht në datat 3 shtator dhe 1 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco