Monza ‘shënjestron’ yllin e PSG-së, drejtuesit takohen me menaxheren e argjentinasit

Monza ‘shënjestron’ yllin e PSG-së, drejtuesit takohen me menaxheren e argjentinasit

10:37, 14/07/2022

Monza ka nisur bisedimet me drejtuesit e PSG-së për transferimin e Icardit. Sulmuesi i PSG-së është një nga lojtarët e preferuar nga drejtuesit e skuadrës italiane për sulmin në sezonin e ri.

Sipas “RMC Sport” drejtuesit e skuadrës Brianza kanë takuar dy herë bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe menaxherja e lojtarit.

Në të dy takimet e zhvilluara deri më tani mes palëve është folur mundësia e rikthimit të Icardit në Serie A, këtë herë për të mbajtur peshën e sulmit të skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco